Shpresa Siçeca
Magjistër e shkencave të historisë – etnologjisë
Lindi në korrik të vitit 1952 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Etnologjisë e kreu në Beograd më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”DOKET DHE ZAKONET NË VEPRAT E RILINDJES” Mr. Shpresa Siçeca punoi si bashkëpunëtore e pavarur për Etnologji në Institutin Kombëtar të Monumenteve të Prizrenit në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku edhe punon. Në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ligjëron lëndët muzeologjia dhe antropologjia vizuele. Ka të botuara 10 punime shkencore dhe 2 libra të tjera nga Etnologjia.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.