← Shfleto

Shpresa Shehu – Kursani

Doktor e shkencave të ekonomisë

Lindi në shkurt të vitit 1956 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazi) dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Prishtinë më 1978. Ishte edhe “Studente e dalluar” në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1990 me temën: ”BASHKËPUNIMI EKONOMIK I RSFJ DHE KNER-it”. Mr. Shpresa Shehu-Kursani doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 1998 me temën: ”BASHKËSIA EKONOMIKE EVROPJANE DHE DIMENSIONET E SAJ TË REJA”. Dr. Shpresa Shehu-Kursani së pari ja filloi punës si ekonomiste në Bankën Interne të Elektroekonomisë së Kosovës të Prishtinës në Sektorin devizor, kurse tash është manaxhere e Buxhetit dhe e Kontrollit të KEKut në Prishtinë. Ka të botuar 4 punime shkencore. Ishte për trajnim në Holandë dhe Vashington, ku edhe diplomoi për Programin e USAID-it dhe i di 5 gjuhë të huaja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.