Shpëtim Kushta
Doktor i artit – muzikës (komponimit)
Lindi në prill të vitit 1946 në Vlorë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse liceun Artistik e kreu në Tiranë ku i kreu edhe studimet në Institutin e Lartë të Arteve – Dega e komponimit në Tiranë më 1969. Doktoroi në Fakultetin e Arteve të Tiranës në janar të vitit 1995 me temën:” MUZIKA DHE POLIFONIA”. Dr. Shpëtim Kushta punon si kompozitor në Fakultetin e Arteve të Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.