Shpend Vehapi
Magjistër i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi më 1951 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN-Dega e Gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Gjeografisë në Zagreb - ku edhe magjistroi në mars të vitit 1981 me temën: ”BAZAT GJEOGRAFIKE TË RREGULLIMIT HAPËSINOR TË POLLOGUT TË POSHTËM”(kr). Mr. Shpend Vehapi së pari punoi si profesor i gjeografisë në Gjimnaz të Tetovës mandej kaloi si asistent i meteorologjisë me klimatologji në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës ku më vonë i ligjëroi këto lëndë në këtë fakultet.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.