← Shfleto

Shpend Selimi

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në mars të vitit 1965 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1989 si “Student i dalluar”. Studimet pasuniversitare i bëri me ndërprerje në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit ku edhe magjistroi në mars të vitit 1996 me temën: ” ANALIZA E PROTOKOLEVE REZISTUESE NDAJ GABIMEVE TË SHPESHTA GJATË BARTJES TE TË DHËNAVE”(kr). Mr. Shpend Selimi së pari filloi punën si inxh. në fabrikën e baterive “Trepça” në Gjilan, mandej u zgjodh asistent për lëndët: Teoria e çarqeve elektrike dhe sinteza e rrjetave elektrike. Mbajti ligjërata edhe në Degën e Telekomunikacionit për antenat në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës, ka mbajtur ligjërata edhe në SHLP të Gjilanit. Më 1998 u zgjodh ligjërues i rregullt për këto lëndë në këtë fakultet. Ka qenë në specializim në Grenoble të Francës. Ka të botuara 5 punime shkencore, 3 si autor dhe 2 si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.