Shpend Goranci
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1954 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Akademinë e Arteve e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Arteve në Beograd ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1981 me temën: ”PUSHTIMI I HAPËSIRAVE TË REJA”(sr). Mr. Shpend Goranci punoi si prof. i artit figurativ në Gjimnaz të Prizrenit si prof. i Metodikës së artit figurativ në SHLP ”Xh. Doda“ të Prizrenit. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita individuale e kolektive në vend dhe jashtë vendit. Jeton dhe punon në Prizren.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.