← Shfleto

Shkëlzen Raça

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1952 në Skenderaj. Shkollën fillore e kreu në Prizren, të mesmen në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e historisë më 1974. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në korrik të vitit 1977 me temën: ”LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE REVOLUCIONI XHONTURQ 1908-1912”. Mr. Shkëlzen Raça doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”MARRËDHËNIET SHQIPTARO-GREKE NË PERIUDHËN 1829-1881”. Dr. Shkëlzen Raça së pari filloi punën si profesor i historisë në Gjimnaz të Prishtinës, mandej në Institutin Albanologjik si asistent Dega historisë, ku arriti deri te Këshilltar shkencor i kësaj dege në këtë Institut në Prishtinë. Dr. S. Raça ka bërë hulumtime në Arkivin e Athinës dhe të Janinës në Greqi për marrëdhëniet shqiptaro-greke në shekujt XVIII e XIX. Ka marrë pjesë në disa tubime ndërkombëtare si në Janinë e Selanik, ka ligjëruar në Universitetin e Padovës. Ka dy monografi të botuara dhe 40 punime shkencore, 6 prej tyre në Shqipëri e Greqi. E di mirë gjuhën greke.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.