← Shfleto

Shkëlqim Cani

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1956 në Tiranë, ku i kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik më 1980. E kreu kursin dyvjeçar për tregti të jashtme, ka bërë kurse edhe në Amerikë e Gjermani. Në Vjenë doktoroi më 1991 dhe mori gradën “Doktor i ekonomisë i fushës bankare” e më 1993 mori titullin “Profesor”, kryesisht për punën në bankat e Shqipërisë, ku ishte edhe drejtor i përgjithshëm i Bankës Tregtare të Shqipërisë dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ka ligjëruar edhe në Fakultetin Ekonomik në Katedrën e Finansave në Tiranë. Ligjëroi edhe në Universitetin e Elbasanit, të Vlorës, të Shkodrës dhe të Tetovës. Është anëtar i Klubit të guvernatorëve të Bankave Qendrore të Azisë Qendrore, i Rajonit të Detit të Zi dhe të Ballkanit. Ka të botuara 3 vepra dhe 12 kumtesa të mbajtura në Shqipëri dhe 8 (kumtesa) jashtë vendit. I di 6 gjuhë të huaja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.