← Shfleto

Sherif Maloku

Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë

Lindi më 1941 në Kosinë të Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesmën i kreu në Ferizaj. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjeografisë - e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Lubjanës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”BAZAT DINAMIKE DHE METODIKE TË LIBRIT TË GJEOGRAFISË PËR SHKOLLAT FILLORE”(sl). Mr. Sherif Maloku doktoroi në FSHMN të Prishtinës në mars të vitit 1987 me temën: ”ROLI DHE FUNKSIONI I LIBRIT MËSIMOR NË SHKOLLAT E TRANSFORMUARA”. Dr. Sh. Maloku në fillim punoi si mësues, arsimtar e profesor në shkollat e Ferizajt, si Redaktor në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve mësimore të KSA të Kosovës në Prishtinë, ku ka qenë edhe drejtor i këtij Enti. Ka të botuara 42 punime profesionale-shkencore, 10 botime të veçanta, 1 tekst universitar dhe ishte prof. ordinar i gjeografisë Afroazia dhe metodika e gjeografisë në FSHMN-Dega e Gjeografisë - në Prishtinë. Vdiq në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.