Sherif Kuka
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1937 në Krushevë të Plavës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmën në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në maj të vitit 1971 me temën: ”MODELI GJENERAL I TRANSPORTIT DHE DISTRIBUIMI”(kr). Mr. Sherif Kuka doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në nëntor të vitit 1975 me temën: ”APLIKIMI I METODAVE TË KËRKIMEVE OPERACIONALE NË OPB TË KOMUNIKACIONIT”(kr). Dr. Sherif Kuka në fillim punoi në KK të LSPP të Kosovës si sekretar për marrëdhënje shoqërore-ekonomike. Mandej u zgjodh asistent i kërkimeve operacionale në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 31 punim shkencor, dhe një tekst universitar. Vdiq në Prishtinë më 1982.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.