Sherif Dobra
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në shkurt të vitit 1955 në Vërboc të Gllogocit (Drenasit). Shkollën fillore e kreu në Tërstenik, kurse Gjimnazin Matematikor në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1994 me temën: “ HAPSIRA SI KOMPONENTË E ZHVILLIMIT EKONOMIK”. Mr. Sherif Dobra në fillim punoi si mësimdhënës i lëndve ekonomike në Shkollën e Mesme të Gllogocit, kurse prej vitit 1982 punoi në “ Feronikel” të Gllogocit si ekonomist. Më 1991 pushteti serb e largoi nga puna. Mr. Sherif Dobra tash punon si ekonomist në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.