← Shfleto

Sheremet Krasniqi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1947 në Karaçicë të Lipjanit. Shkollën fillore e nisi në Petreshticë dhe e kreu në Sedllar, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1985 me temën: ”KOMISIA LETRARE E SHKODRËS, VENDIMET E SAJË DHE RËNDËSIA E TYRE NË PROCESIN E NJËSIMIT TË SHQIPES LETRARE”. Mr. Sheremet Krasniqi në fillim ishte mësues e arsimtar në Janjevë, si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnaz të Lipjanit, lektor në Radio Prishtinë. Ka të botuar një numër punimesh letrare-shkencore në shtypin periodik, ka marrë pjesë në disa simpoziume shkencore në vend.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.