Sheqibe Beadini
Doktor e shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në gusht të vitit 1966 në Kamian të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Tetovë. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës –Dega e Biologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1993 me temën: ”NDIKIMI I KONDENZATËVE TË TYMIT TË DUHANIT DHE DISA LIDHJE ORGANIKE ME NIVELIN E THARTINËS ASKORBITE NË DISA RREGULLATOR TË IN VITRO(kr). Mr. Sheqibe Beadini doktoroi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës në tetor të vitit 2000 me temën:”STUDIMI I STRUKTURËS GJENETIKE TË SHQIPTARËVE TË MAQEDONISË DHE TË KOSOVËS”. Dr. Sheqibe Beadini së pari punoi si prof. në shkollat e mesme të Tetovës. Tash punon në Universitetin Shtetror të Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.