Shemsedin Sadiku
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në gusht të vitit 1958 në Budrikë të Epërme të Vitisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Radivojcë, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare dhe specializimin i bëri në Fakultetin e Mjekësisë (Rebro) të Zagrebit, por për shkak të rrethanave politike në Kroaci, magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1998 me temën:” VEÇORITË E ANEMISË FERODEFICITARE NË REGJIONIN E ANAMORAVËS”. Mr. Shemsedin Sadiku së pari filloi punën si mjek në Viti, më 1984 kaloi me punë në Klinikën Interne të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, si hematolog e mandej si asistent i Mjekësisë Interne në këtë fakultet. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe 20 profesionale si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.