Shemsedin Dreshaj
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në korrik të vitit 1959 në Nabërgjan të Pejës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Treboviq, të mesmen (gjimnazin) e kreu në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1996 me temën: “PËRQENDRIMI I KATEKOLAMINAVE, BALANCI ACIDOBAZIK DHE I ELEKTROLITEVE TE TETANOZI NEONATAL”. Mr. Shemsedin Dreshaj doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 2003 me temën: ”ECURIA E MENINGJITEVE BAKTERORE NË KORRELACION ME SHKALLËN E DËMTIMIT TË BARRIERËS HEMATOENCEFALIKE”. Dr. Shemsedin Dreshaj së pari punoi si mjek në Klinikën Infektive të Prishtinës, ku e kreu edhe specializimin dhe më 1994 u zgjodh asistent i lëndës Sëmundjet infektive. Ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume, ka të botuar 26 punime profesionale dhe 6 punime shkencore në vend dhe jashtë dhe një libër si koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.