← Shfleto

Shefqet Riza

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1945 në Stagovë të Kaçanikut. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Kaçanik, kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Aty edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”VEPRIMTARIA E ALEKSANDER XHUVANIT NË FUSHA TË NDRYSHME TË GJUHËS SHQIPTARE”. Mr. Shefqet Riza merret me kritikë letrare e dhe të gjuhësisë. Punoi në disa kolektive në Prishtinë në revistën “ Bota e Re” mandej në redaksinë e Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Prishtinës, ku jeton dhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.