← Shfleto

Shefqet Mehmeti

Magjistër i dyfisht i shkencave të mjekësisë

Lindi në janar të vitit 1955 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Mori shpërblim si nxënësi më i mirë në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu para afati në Beograd më 1978. Si student i vitit (Kosovar) fitoi shpërblimin “Dhuratë e Tetorit” në Qytetin e Beogradit. Si student i dalluar u zgjodh asistent i patofiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit. Më 1978 u kthye në Gjilan si mjek kirurg. I regjistroi dy degë për studime pasuniversitare (Urologjinë dhe Ultrazërin klinik) në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”STUDIMET KRAHASUESE TË ANALIZAVE TË ULTRAZËRIT ME RENTGENIN “CT” DHE ANALIZA KIRURGJIKE TE PATOLOGJIA”(kr). Për së dyti magjistroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”PROBLEMATIKË MEDICINALE DHE JURIDIKE CIRKUMACIONIT NË ANAMORAVË”(kr). Mr. Shefqet Mehmeti specializimin e kreu në Klinikën e Urologjisë në “Rebro” të Zagrebit, në Dubrovnik, Frankfurt dhe Stamboll. Është anëtar i Shoqatës së Mjekëve të Kosovës, të Turqisë e të Ballkanit. Ka të botuara 46 punime shkencore dhe ka marrë pjesë në 7 simpoziume me kumtesa në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.