← Shfleto

Shefqet Lulaj

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1954 në Braliq të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Junik, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1988 me temën: ”SHKAQET E PERINATALITETIT E TË MORTALITETIT TË LARTË NË KOMUNËN E PRISHTINËS”(kr). Mr. Shefqet Lulaj doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në janar të vitit 1998 me temën ”ASPEKTI SOCIO-MJEKSOR NË VDEKSHMËRINË PERINATALE NË KOSOVË”. Dr. Shefqet Lulaj punoi si mjek në Klinikën e Gjinekologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës si asistent dhe arriti deri te docent i lëndës së gjinekologjisë në këtë fakultet. Ka të botuara 15 punime profesionale dhe 20 punime shkencore dhe një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.