← Shfleto

Shefqet Krasniqi

Doktor i sheriatit – jurispodencës islame

Lindi në qershor të vitit 1966 në Sibovc të Obiliqit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Medresenë në Prishtinë. Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe e kreu në Medine më 1992. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Sheriatit-jurispodencës në Universitetin Islamik në Medinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1996 me temën: ”HULUMTIMI SHKENCOR I VEPRËS SË SHKOLLËS JURIDIKE HANEFITE ME TITULL”TASHIH VE TERGJIH ALA ELKUDURIY”(ar). Mr. Shefqet Krasniqi doktoroi në Fakultetin e Sheriatit në Universitetin Islamik në Medine në korrik të vitit 2001 me temën: ” TRANSMETIMI I MENDIMEVE TEK EBU HANEFIS NGA HASEN BIN ZIJADLULIJ (studim krahasues në mes shkollave juridike)”(ar). Dr. Shefqet Krasniqi me të kthyer nga studimet u emrua Imam në “Xhaminë e Madhe “ të Prishtinës dhe ligjëron lëndën E drejta e Sheriatit në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Ka të botuar një punim shkencor dhe 2 libra.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.