← Shfleto

Shefik Haliti

Magjistër i shkencave të pedagogjisë

Lindi më 1942 në Muhoc të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën (Normalen) në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën:”ZHVILLIMI I ARSIMIT DHE SHKOLLAVE NË KOMUNËN E GJILANIT 1945-1975”. Mr. Shefik Haliti së pari punoi si prof. i lëndëve pedagogjike në Normale të Gjilanit, mandej në Akademinë Pedagogjike dhe në SHLP të Gjilanit, e prej vitit 1980 është profesor i rregullt i SHLP të Gjilanit, ku ligjëron: pedagogji, didaktikë dhe metodikë. Ka qenë shef i Degës, zëvendësdrejtori i SHLP të Gjilanit. Ka disa mirënjohje dhe 30 punime të botuara të fushës së pedagogjisë. Jeton dhe punon në Gjilan.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.