← Shfleto

Shaqir Shaqiri

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1947 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze e kreu në Prishtinë më 1970. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1977 me temën: ”VEPRAT DRAMATIKE TË SHEKSPIRIT NË PËRKTHIMET BASHKËKOHORE SHQIPE”(an). Mr. Shaqir Shaqiri doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në nëntor të vitit 1980 me temën: ”MERI EDIT DURHAM DHE SHQIPTARËT”(an). Dr. Shaqir Shaqiri punoi si ligjërues i gjuhës dhe letërsisë angleze në Katedrën e Gjuhës Angleze në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Një kohë ka qenë përfaqësues i Republikës së Kosovës në shtetet e Evropës Perëndimore. Tash jeton dhe punon jashtë Kosovës në Angli.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.