Shaqir Prizreni
Doktor i shkencave të teknologjisë
Lindi më 1926 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Institutin e Teknologjisë Ushqimore në Kijev të Rusisë. Pas diplomimit u kthye në atdhe dhe u emërua inxhinjer i teknologjisë në Kombinatin e Sheqerit në Maliq, mandej në Tiranë në Ministrinë e Industrisë si kryeinspektor. Ka marrë pjesë në Grupin e Studimit për Fabrikën e Sheqerit në Maliq, dhe u shpërblye me “Çmimin e Republikës “ të shk. I. Ka qenë pedagog i jashtëm i Katedrës së Kimisë Teknologjike të Tiranës. E ka gradën “Doktor i shkencave” Dr. Shaqir Prizreni e ka titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” dhe është autor e bashkautor i shumë punimeve shkencore dhe i dy teksteve universitare për përpunimin e sheqerit. Dr. Sh. Prizreni është dekoruar me “Medalje të punës” dhe me urdhrin “Naim Frashëri”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.