Shaqir Nazaj
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në prill të vitit 1957 në Lezhan të Vlorës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave e kreu në Tiranë më 1981. Po në këtë fakultet ka doktoruar më 1996 me temën: ”MODELI STRUKTUROR DHE EVOLUCIONI PALEOTEKTONIK I RAJONIT MLIK – RADON NË DRITËN E KONCEPTEVE TË TEORISË GLOBALE”. Dr. Shaqir Nazaj punoi si inxh. gjeolog nafte në Ndërmarrjen e Kërkimeve të Naftës e të Gazit në Sarandë, në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Ka qenë edhe drejtor i këtij instituti dhe pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. I ka të botuar 6 artikuj shkencorë. Ishte bashkautor i punëve për Hartën gjeologjike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.