Shaqir Berani
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1933 në Dërven të Krujes. Qysh si fëmijë ka ardhur në Klinë të Skenderajt ku e kreu shkollën fillore katërklasëshe, progjimnazin e kreu në Prizren, shkollën normale në Prishtinë, ku e kreu edhe SHLP, mandej e vazhdoi shkallën e dytë të Fakultetit Filozofik-Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe në Prishtinë ku diplomoi më 1967. Po në këtë fakultet i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në maj të vitit 1977 me temën: ”TIPARET FONETIKE TË FOLMES SË LOKALITETIT TË KLINËS”. Mr. Shaqir Berani doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”GJUHA E JOSIF BAGERIT” Dr. Shaqir Berani një kohë të gjatë punoi në Skenderaj, në Komunë, në Gjimnaz, ku ishte edhe drejtor, më 1976 kaloi me punë në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ku punoi tërë kohën si bashkëpunëtor profesional për kulturë të Gjuhës Shqipe. Ka 2 botime të veçanta, 50 punime e studime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.