Shahin Berisha
Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1951 në Llukar të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Tekniken) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Teknik-Dega Elektroteknikë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës në Zagreb, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1978 me temën: ”NDIESHMËRIA E URAVE ALTERNATIVE”(kr). Mr. Shahin Berisha doktoroi në Fakultetin Teknik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”KONTRIBUT I MATJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE NË QARQET E RRYMËS JOSINUSOIDE” Dr. Shahin Berisha në fillim u zgjodh asistent i matjeve elektrike I dhe II. Në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës ku arriti deri te prof. ordinar i Stabilimenteve elektroteknike në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Ka të botuara 19 punime shkencore. Dr. Sh. Berisha tash jeton në SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.