← Shfleto

Shaban1 Baxhaku

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1931 në Elbasan, ku i mori mësimet e para, të mesmet i kreu (me bursë shteti) në Shkodër. Studimet i bëri në Degën e Matematikës në Universitetin e Sofjes (Bullgari) më 1954. Ishte i pari shqiptar që u dërgua për studime të rregullta pasuniversitare në Fakultetin e Mekanikës e të Matematikës në Universitetin Lomonosov të Moskës. Por nga fundi i studimeve u detyrua t'i ndërpriste për arsye të ndërprerjes së marrëdhënieve Shqipëri BRSS-së. Studimet i vazhdoi në Universitetin Futan të Shangajit – Kinë, ku edhe mbrojti tezën e doktoratës te Prof. Su Bu Çun. 1 Fotografia e marrë nga Google. Dr. Shaban Baxhaku ka punuar si pedagog në Institutin Pedagogjik të Tiranës më vonë në Universitetin e Tiranës që nga themelimi (1957) ka qenë dekan në vitet 1970-1976. Ka dhënë mësim edhe në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës Dega e Matematikës. Dr. Sh. Baxhaku ka hartuar tekste universitare në lëmin e Gjeometrisë. Ka të botuar shumë artikuj për gjeometri dhe është lëvrues i parë i kërkimeve gjeometrike në Shqipëri. Ka qenë dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Tiranës. Vdiq më 1992.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.