Shaban Sinani
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në prill të vitit 1958 në Ndërshene të Lurës. Shkollën fillore dhe të mesmen Pedagogjike i kreu në Peshkopi. Studimet i bëri në Fakultetin e Filologjisë Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe të Tiranës më 1982. Doktoroi në Universitetin e Tiranës me temën: ” MITOLOGJI NË EPOSIN E KRESHNIKËVE” . Në vitin 1988 me sukses të shkëlqyeshëm mori gradën “Doktor i Shkencave”. Me vendimin e KKSH mori titullin “Drejtues kërkimesh”. I di disa gjuhë botërore. Ka bashkëpunuar me gazeta lokale, ka qenë pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Tiranës, punoi në Institutin e Kulturës Popullore të ASH ku ka qenë shef i Departamentit të prozës dhe të poezisë popullore në Institutin e Kulturës Popullore si dhe drejtor i Qendrës Enciklopedike në Akademinë e Shkencave e mandej drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të shtetit. Ka bashkëpunuar me revistat më në zë të vendit dhe të jashtme. Ka botuar disa libra me vlerë të lartë shkencore dhe është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Profesionist. Ka udhëhequr diploma, studime pasuniversitare dhe punime doktorati brenda dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.