← Shfleto

Shaban Prevalla

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në nëntor të vitit 1941 në Ladorishtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren dhe të mesmen i kreu në Strugë. Fakultetin Ekonomik – Drejtimi Financa e kreu në Prilep. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin Ekonomik – Grupi Teoria dhe politika monetare i përfundoi në Shkup ku edhe magjistroi më 1983. Mr. Shaban Prevalla po në këtë fakultet të Shkupit edhe doktoroi më 1995 dhe mori gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike”. Dr. Shaban Prevalla punoi në Strugë dhe në Shkup në fushën bankare që nga viti 1994, ishte zv. guvernator i Bankës popullore të Maqedonisë. Dr. Sh. Prevalla ka të botuara disa studime shkencore në formë monografishë. Ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për Politike Ekonomike dhe i zhvillimit të Maqedonisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.