← Shfleto

Shaban Perjuci

Magjistër i shkencave teknike – makinerisë

Lindi më 1948 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknikën) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1988 me temën: ”NDIKIMI I FORMËS SË SEKSIONIT TËRTHOR TË MBISTRUKTURËS NË SHPËRNDARJEN E FORCËS TË BRENDSHME”(kr). Mr. Shaban Perjuci punoi në KNI”R, Sadiku”, në Entin e Urbanizmit dhe të punëve Komunale në Prishtinë. Njëherit si bashkëpunëtor, mandej asistent e ligjërues i lëndës Urat e betonit në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Prishtinës. Mr. Shaban Perjuci ka të botuara 200 punime profesionale dhe 4 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.