← Shfleto

Shaban Hasi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në qershor të vitit 1950 në Drenas. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Vushtrri. Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1990 me temën: ” ANALIZA KRAHASUESE E SHANTIT VENTRIKULO-PERITONEAL DHE VENTRIKULO ARTERIAL TE SHËRIMI I HIDROCEFALLUSIT”(kr). Mr. Shaban Hasi doktorua në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës në maj të vitit 1998 me temën: ”DIAGNOSTIFIKIM DHE SHËRIMI BASHKËKOHOR E SIRINGOMIELISË”. Dr. Shaban Hasi së pari punoi si mjek në Drenas, specializimin e kreu më 1977, kurse më 1984 kaloi me punë në Klinikën Kirurgjike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, së pari si asistent i kirurgjisë e tash është prof. inordinar i kirurgjisë në të njëjtin fakultet. Ka marrë pjesë në disa kongrese e simpoziume, ka të botuara 12 punime shkencore, 8 prej tyre si autor dhe 4 si bashkautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.