Shaban Hashani
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1945 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) i kreu në vendlindje. SHP-Dega Histori-Gjeografi e kreu në Shkup, kurse shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik e kreu në Prishtinë më 1974, ku i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1979 me temën: ”FERIZAJI DHE RETHINA E TIJ NË LNÇ 1941-1945”. Mr. Shaban Hashani doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në prill të vitit 1986 me temën: ”FERIZAJI DHE RRETHINA E TIJ PREJ VITIT 1843-1941” Dr. Shaban Hashani së pari punoi si mësues-arsimtar në rrethinën e Ferizajt e mandej si profesor i historisë në shkollat e mesme të Ferizajt, prej aty kaloi në Institutin e Historisë të Kosovës në Prishtinë ku ka qenë edhe drejtor. Dr. Sh. Hashani ka qenë delegat i Republikës së Kosovës në shpalljen e Deklaratës së 2 Korrikut dhe të 7 Shtatorit të Kushtetutës së Kaçanikut. Ka të botuara disa punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.