Shaban Gërxhaliu
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi në mars të vitit 1938 në Studime të Poshtme të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Vushtrri. Shkollën Normalen e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe SHLP-Degën e BAT-it dhe Fizikës. Po ashtu e kreu edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Shëndetësisë publike dhe i Epidemiologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në maj të vitit 1984 me temën:”HARMONIZIMI I PËRMBAJTJES SË MËSIMIT NË FAKULTETIN E MJEKËSISË NË PRISHTINË ME NEVOJAT E SHËNDETËSISË NË KOSOVË”(kr). Mr. Shaban Gërxhaliu në fillim punoi si mësues, e si arsimtar në Gjimnazin e Vushtrrisë, mandej kaloi në Sekretariatin Krahinor të Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale të Prishtinës, në BVI Komunale të Sigurimit Shëndetësor në Prishtinë dhe si gjykatës-porot në gjykatën Komunale të Prishtinës. Ka të botuara 10 punime profesionale, ka marrë pjesë dhe është hartues i projektit Plani i mbrojtjes shëndetësore dhe i mbrojtjes sociale në periudhën 1985-2000 të Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.