Seniha Spahiu
Magjistër e artit – muzikës
Lindi më 1936 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Akademinë e Muzikës e kreu në Shkup më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Muzikës në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me “ temë të lirë“. Mr. Seniha Spahiu punoi si mësimdhënëse e Muzikës në Pejë e në Prishtinë mandej në SHLP si dhe në Akademinë e Arteve – Dega e Muzikës të Prishtinës ku më 1976 u zgjodh ligjëruese e Metodikës së muzikës dhe të artit në këtë akademi dhe arriti deri te prof. ordinar në Akademinë e Arteve të Prishtinës. Mr. Seniha Spahiu gjithë jetën ia kushtoi arsimimit muzikor të të rinjve të Kosovës si pedagoge e muzikës. Ka të botuara tekste të muzikës për arsimimin fillor dhe të mesëm.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.