Selvete Hoxha-Krasniqi
Doktor e shkencave të mjekësisë
Lindi në shkurt të vitit 1953 në Kaçanik. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1978. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në tetor të vitit 1988 me temën ”KORELACIONI NË MES KUALITETIT TË UJIT TË PIJSHËM DHE SËMUNDJEVE GASTROINTESTINALE NË KOSOVË 1979-1982” Mr. Sevete Hoxha-Krasniqi doktoroi po në të njëjtin fakultet në Prishtinë në dhjetor të vitit 1995 me temën: ”EKZAMINIMI I VETIVE FIZIKE, KIMIKE DHE BAKTEREOLOGJIKE TË UJIT PËR PIJE NË RAJONE TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I TIJ NË SHPESHTËSINË E SËMUNDJEVE NGJITËSE 1988-1991”. Dr. Selvete Hoxha-Krasniqi së pari u punësua në Institut për Higjienë në Entin e Mbrojtjes Shëndetësore të Kosovës. Specializoi në lëmin e higjenës në Zagreb. Më 1985 zgjidhet asistente e lëndës higjiena në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, dhe arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde. Ka të botuara 7 punime shkencore. Ka qenë në trajnim në Bosnje, Jordan dhe ka qenë zëvendësdrejtor në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.