Selver Hoda
Magjistër i shkencave të teknololgjisë
Lindi në maj të vitit 1952 në Koretin të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Kamenicë. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”DEKARBONIZIMI PËRZGJEDHËS I XEHES SË MAGNEZITIT ME RRITJEN E PËRMBAJTJES SË KALCIUMOKSIDIT”(kr). Mr. Selver Hoda punën e filloi si inxhinier më 1976 në Minierën “Sterzovci” të Kamenicës, mandej inxhinier kryesor dhe drejtor teknik i kësaj miniere e ka udhëhequr kolektivin deri më 1991, kur pushteti serb i vuri masat e dhunshme në këtë minierë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.