← Shfleto

Selim Kuçi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1954 në Therandë. Shkollën fillore e nisi në Suharekë dhe e kreu në Prizren, ku e kreu edhe shkollën e mesme. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në lëminë e imunologjisë dhe të alergologjisë në Zagreb edhe në lëmin e imunogjenetikës me transplacionin (Sistemi HLA). Specializoi në Repartin e Hematologjisë-Seksioni për transplantimin e palcës së eshtrave në Universitetin e Tybingenit. Doktoroi pas specializimeve në Zagreb në qershor të vitit 1988 me temën:”ROLI I TIMUSIT DHE I LIMFOCITEVE NË RREGULLIMIN E HEMATOPOEZËS”(kr). Dr. Selim Kuçi së pari punoi si mjek në Spitalin e Prishtinës, si asistent i lëndës së Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri të prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara disa punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.