Selim Jusufi
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në maj të vitit 1949 në Llabjan të Prishtinës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë, ku e kreu dhe Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë Analitike në Zagreb, ku edhe magjistroi në Qendrën e Studimeve Postdiplomike në prill të vitit 1981 me temën: ”PRICIPITIMI DHE TRETJA KOMPLEKSE E MERKUTIT (II) NË TRETËSIRAT E SULFATEVE”(kr). Mr. Selim Jusufi doktoroi në FSHMN-Dega e Kimisë në Prishtinë - në prill të vitit 1986 me temën: ”FORMIMI DHE KARAKTERIZIMI I KOMPLEKSEVE Zr(IV) DHE Th(IV) ME ACIDE TË NDRYSHME KARBOKSILIKE”. Dr. Selim Jusufi së pari punoi si mësimdhënës në Qendrën Shkollore Teknike të Obiliqit, kurse prej vitit 1973 është zgjedhur asistent në Seksionin e Kimisë në FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndës kimia teknologjike në këtë fakultet. Ka të botuara 65 punime shkencore edhe jashtë, 3 tekste të kimisë për shkolla fillore dhe 5 për shkolla të mesme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.