← Shfleto

Selim Hoxha

Magjistër i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1936 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Bujqësoren) në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Novi Sad ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1978 me temën: ”MUNDËSIA E ZHVILLIMIT TË INDUSTRISË USHQIMORE NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Mr. Selim Hoxha ka punuar si teknolog në Kombinatin “M.Zeqar” të Ferizajt dhe është marrë me çështjen e produkteve ushqimore, ku ka punuar deri në pension. Ka të botuara 3 punime shkencore si bashkautor edhe këto në Zagreb. Vdiq në vendlindje në vitin 2000.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.