Selaudin Mborja
Doktor i mjekësisë
Lindi më 1902 në Mboje të Korçës. Shkollën fillore e ndoqi në Serez afër Selanikut, mandje në Shkollën austriake ku mësoi në gjuhën gjermane. Pas kthimit në vendlindje e vazhdoi Liceun e Korçës që e kreu më 1925. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i filloi në Monpelie dhe i përfundoi në Universitetin e Sorbonës (Francë) më 1932 mori titullin “Doktor i Universitetit të Parisit” me temën e mbrojtur me titull: ”PROFILAKSIA E SIFILISIT NË FRANCË PAS LUFTËS 1914-1918”. Dr. Selaudin Mborja në fillim punoi si mjek në Spitalin Ushtarak të Tiranës, më 1939 kaloi me punë në Klinikën Kirurgjike në Romë, shef reparti. Punoi në Spitalin Ushtarak të Korçës. Vdiq në Tiranë më 1989.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.