Selami Xhepa
Doktor i shekncave të ekonomisë
Lindi më 1966 në Shumbat ku e kreu edhe shkollën fillore, të mesmen të tregtisë e kreu në Vlorë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Tiranë më 1989. U specializua për marketing në Veronë të Italisë dhe në Vashington për planifikim dhe politikë finansiare. Në vitin 1996 mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën e marketingut. Dr Selami Xhepa ka qenë pedagog në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Investimeve të huaja dhe specialist në Departamentin e Kërkimeve dhe të Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë. Është komisar në Bursën e Shqipërisë, anëtar i bordit në Entin Kombëtar të Zonave të Lira, anëtar i Bordit të Fondacionit Soros për ekonominë. Disa vite ishte drejtor i Kërkimeve Shkencore në Qendrën Shqiptare të Tregtisë Ndërkombëtare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.