Sejdullah Hoxha
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në shkurt të vitit 1948 në Zhur të Prizrenit. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Sarajevë, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 2000 me temën: ”KARAKTERISTIKAT EPIDEMIOLOGJIKE SOCIO-EKONOMIKE DHE FAKTORËT TË TJERË QË NDIKOJNË NË LINDJET E PARAKOHSHME GJATË PERIUDHËS PESËVJEÇARE NË KOSOVË” Dr. Sejdullah Hoxha pas diplomimit punoi në Qendrën Mjekësore në Prizren, mandej në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë. Specializimin e kreu në Shkup, më 1986 zgjidhet asistent i lëndës Gjinekologji me Obstetrikë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ku ka qenë edhe drejtor i kësaj Klinike. Dr. S. Hoxha ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume dhe ka 8 punime si autor dhe 10 punime si koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.