Sejdi Rexhepi
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në qershor të vitit 1962 në Tenezhdoll të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në Lupç të Poshtëm, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1993 me temën: ”NDIKIMI I INFLACIONIT DHE ÇËSHTJA E RUAJTJËS SË SUBSTANCËS NË EKONOMINË E KOSOVËS”. Mr. Sejdi Rexhepi doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në prill të vitit 1997 me temën: ”BONITETI I NDËRMARRJEVE NË KUSHTET INFLATORE”. Dr. Sejdi Rexhepi në fillim punoi si ekonomist në Bankën e Bashkuar të Kosovës në Prishtinë deri sa pushteti serb e largoi nga puna më 1990. Më vonë përsëri Dr. S.Rexhepi u angazhua në sistemin bankar të Kosovës prej shtatorit të vitit 1999. Ka të botuara 5 punime shkencore mandej 9 punime si koautor në lidhje me sistemin bankar dhe funksionin e tij. Iu është botuar tema e magjistraturës dhe doktoraturës nga Instituti Ekonomik i Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.