Sehadet Mekuli
Doktor i shkencave të mjekësisë – gjinekologjisë
Lindi më 1928 në Ohër. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1953. Sehadeta Mekuli e filloi punën si mjeke në Spitalin e Përgjithshën të Prishtinës ku e filloi edhe specializimin të cilin e vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ku edhe doktoroi në qershor të vitit 1973 me temën: ”TOKSOPLAZMOZA TE GRATË NË KOHËN E FERTILITETIT NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Sehadeta Mekuli me hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë është zgjedh prof. e Lëndës së Gjinekologjisë ku arriti deri te prof.ordinat e kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë shef në Repartin e Gjinekologjisë me obstetrikë në Spitalin e Përgjthshën të Prishtinës, ka qenë edhe prodekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 35 punime shkencore. Dr. Sehadeta Mekuli është doktor e parë ndër shqiptarët në Kosovë nga lëmi i shkencave të mjekësisë. Është pensioniste dhe jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.