← Shfleto

Sefedin Kastrati

Doktor i shkencave tekinike – xehetarisë

Lindi në korrik të vitit 1950 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë e kreu në Tuzëll më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë në Beograd ku edhe magjistroi në mars të vitit 1985 me temën: ”VLERËSIMI TEKNIKO-EKONOMIK I ARSYESHMËRISË ME MBUSHJE HIDRO NË ZGAFELLEN E AJVALISË”(sr). Mr. Sefedin Kastrati doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë në qershor të vitit 1998 me temën: ”ZBATIMI I SISTEMEVE MASOVIKE NË SHFRYTËZIMIN NËNTOKËSOR TË XEHERORET TË VARFËR NË GRUPIN E MINERALEVE TË PLUMBIT DHE ZINKUT NË KISHNICË-NOVOBËRDË. Dr. Sefedin Kastrati ka punuar në minjërën me Flotacion të Kishnicës e Novobërdës në OP. Hulumtimet dhe Zhvillimi, më 1987 pranohet asistent për lëndën punimi i objekteve minerale dhe Teknologjia e shfrytëzimit të nëntokës ku arriti deri te docent i këtyre lëndëve në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka të botuara 15 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.