Sefedin Fetiu
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1943 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1967. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”POETIKA ROMANIT BASHKËKOHOR SHQIPTAR 1952-1972”. Mr. Sefedin Fetiu doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”VEPRA E MIGJENIT DHE KRITIKA E SAJ”. Dr. Sefedin Fetiu që nga viti 1974 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës si bashkëpunëtor shkencor në Degën e Letërsisë. Merret me shkrime dhe kritika letrare dhe ka disa vepra të botuara. Vdiq në Prishtinë në vitin 2000.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.