Sedat Kuçi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1952 në Suharekë (Therandë). Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Ruse - i kreu në Prishtinë më 1977. Në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në shkurt të vitit 1985 me temën: ”PËRCEPTIMI I ELEMENTEVE FONETIKE TË GJUHËS RUSE TE FOLËSIT E GJUHËS SHQIPE”. Mr. Sedat Kuçi doktorua në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në shkurt të vitit 2003 me temën: ”STUDIMET MBI STRUKTURËN E SHQIPES NË BRSS” Dr. Sedat Kuçi në fillim punoi si arsimtar i gjuhës ruse në shkollat e mesme të Prizrenit. Më 1978 u pranua asistent i gjuhës dhe letërsisë ruse në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë Ruse në Prishtinë, ku arriti të bëhëj ligjërues i lartë i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë ku edhe tash aty punon. Ka specializuar gjuhën ruse në Leningrad. Ka të botuara 8 studime e artikuj dhe merret me përkthime nga rusishtja në shqipe dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.