← Shfleto

Sebahudin Komoni

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në nëntor të vitit 1941 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Shkupit ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1970 me temën: ”RËNDËSIA E FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR”(ma). Mr. Sebahudin Komoni doktoroi në të njëjtin fakultet në Shkup në maj të vitit 1979 me temën: ”SISTEMET MONETARE NDËRKOMBËTARE, KRIZA DHE REFORMA”(ma). Dr. Sebahudin Komoni së pari filloi punën si asistent i Finansave në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Mban ligjërata edhe në Studimet pasuniversitare në këtë fakultet. Dr. S. Komoni ishte pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje. Ka të botuara 3 tekste universitare, 4 publikime shkencore. Ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.