Sanije Hyseni-Veseli
Magjistër e shkencave të mjekësisë
Lindi më 1957 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1987 me temën: ”HULUMTIMET AUTORADIOGRAFIKE TË SEKSIONIT TË TRAKES” Mr. Sanije Hyseni-Veseli punoi në Institutin e Histologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës dhe është asistente e Histologjisë me Embriologji në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 7 punime shkencore, aktualisht jeton jashtë Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.