← Shfleto

Samile Malazogu-Bytyçi

Magjistër e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1948 në Gjakovë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë i kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Kimiko-Teknologjik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1981 me temën: ”KONTRIBUT I NJOHJES SË VETIVE KIMIKE TË METAHELATEVE TË POLIKSIT”(kr). Mr. Samile Malazogu-Bytyçi punoi si kimiste në Laboratorin Qendror në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit, mandej si asistente e kimisë së përgjithshme dhe inorganike në FSHMN të Prishtinës. Ka ligjëruar në Fakultetin e Teknologjisë dhe ka qenë bashkëpunëtore e SHLP të Prishtinës, ku tash e ligjëron Metodikën e kimisë në Degën e kimisë në FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara disa punime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.