Sami Repishti
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1924 në Shkodër. Mësimet e para dhe ato të mesmet i kreu në vendlindje. Kurse studimet e larta i bëri në Paris dhe Nju Jork. Në Universitetin e Nju Jorkut doktoroi në dhjetor të vitit 1962 në letërsinë frënge. Emigroi në SHBA ku tash punon si profesor i frëngjishtës në Universitetin Adelfi të Nju Jorkut. Dr. Sami Repishti është kryetar i Departamentit të Gjuhëve të huaja të qytetit Malverno të Nju Jorkut. Shkruan në gjuhën shqipe e angleze dhe merret me krijimtari letrare, publicistike, historike, gjuhësore dhe shoqërore dhe bashkëpunon me shumë revista letrare-shkencore në Amerikë dhe Shqipëri, dhe i ka të botuara 3 vepra. Jeton në qytetin Boldvin të Nju Jorkut.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.